9 qershor 2015 – Konjaku “Skënderbeu” prodhohej në mënyrë të falsifikuara në një punishte në Tiranë. Policia e kryeqytetit bllokoi sot disa pije alkoolike, që prodhoheshin në mënyrë ilegale në punishten “Deis”. Sipas policisë, u arrestua pronari Edlir Hasa, shoferi Qemal Xhafa, teknologu Kristaq Jorgo, si dhe menaxheri Ndriçim Hasa.

Duke shfrytëzuar licencën e kompanisë “Deis”, këta persona prodhonin dhe hidhnin në shitje pije të ndryshme, jo vetëm shqiptare, si konjaku “Skënderbeu” dhe vera “Merlot”, por edhe të huaja, si: “Gordons Gin”, fërnet “Branca”, Amaro “Disarono”, uiski “Jack Daniels”. Pas zbulimit të mallit personat u arrestuan për falsifikim dhe përfitim nga firmat e njohura të pijeve.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”