Besimtarët e krishterë në mbarë vendin festojnë sot lindjen e Krishtit.

Mbrëmjen e djeshme në Durrës është mbajtur mesha e Krishtlindjes, e cila u drejtua në kishën e Shën Domenikut nga at Bernard Caruana, famulltari i kësaj kishe.

Në meshën për lindjen e Krishtit merrnin pjesë besimtarë të të gjitha moshave, të cilët luten për të qenë sa më pranë Zotit të tyre në këtë ditë të shënuar për kalendarin e besimit katolik.

Ndërsa sot besimtarët ortodoksë morën pjesë në meshën e mbajtur në Kishën Orthodhokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, Durrës.

Qytetarët luten për më shumë mirëqenie, dashuri e paqe mes tyre.

Krishtlindja është festa e dytë më e rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, pas Pashkës.

Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë.