“Jam krenare që jam gocë Durrësi. Jam këtu sepse ja kemi borxh të parëve tanë që e kanë ndërtuar këtë vend. Jam këtu për veten time, për fëmijët tanë që meritojnë një vend më të mirë dhe jo ky që është sot.
Nuk duhet të heshtim, duhet të bërtasim fort. Shqipëria ka nevojë për ne më shumë se kurrë. Duhet të jemi këtu çdo ditë. Duhet të jemi shumë më shumë“, ishte kjo thirrja e këngëtares Xhiliola Haveriku e cila iu bashkau protestuesve sot në Durrës duke bërë thirrje për një pjesëmarrje masive.





