Tetë shqiptarë janë dënuar në Belgjikë tre deri në pesë vite burg. Bëhet me dije se shqiptarët kishin krijuar një rrjet të kultivimit të kanabisit. Siç rapotohet nga kultivimi i kanabisit ata kanë fituar rreth 3 milionë euro. Gjithashtu ata kishin plantacione kanabisi në të gjithë vendin, të cilat ishin aktive midis viteve 2019 dhe 2022. Mësohet se bandat e drogës në organizatë ishin F.B. dhe S.J., të cilët sipas prokurorit kishin një pozicion të lartë në organizatë.

Tetë shqiptarët thuhet se kanë rekrutuar në mënyrë aktive punonjës në vendin e tyre për të punuar në kultivimin e kanabisit.  Ndërkohë janë gjetur mijëra bimë kanabisi, së bashku me pajisje profesionale për kultivimin e kanabisit. Për këto fakte, S.J. dhe F.B. rrezikojnë katër dhe pesë vjet burg. F.B gjithashtu është dënuar më parë me dy vite burg me kusht për një rast të ngjashëm. Ndërsa gjashtë të tjerët përballen me dënime me tre vjet burg.