NEW YORK– Amerikanët që nuk suportojnë politikat shëndetësore, të promovuara nga zonja e parë Michelle Obama, kanë gjetur një pikë ku mund të polemizojnë: të ndenjurat e saj. Sipas asaj që raporton Ëashington Post, nga ana e opinionit publik, fundshpina e Michelles është ca si shumë e shëndoshë dhe ajo është "mbipeshë".

E kanë kritikuar veçanërisht trajneri i futbollit të Alabamas, i regjistruar nga studentët e tij teksa fliste mbi "të ndenjurat e mëdha" të first lady-t dhe një republikan i Wisconsin, James Sensenbrenner, si dhe një drejtues i njohur radioje konservatore, Rush Limbaugh.

Siç bën të ditur e përditshmja, ata që flasin janë gjithmonë burra të racës së bardhë, të cilët i referohen faktit gruaja e presidentit Obama mishëron fizikun "formoz" të grave afroamerikane. Përkundrejt asaj, që mbështesin kritikët e të ndenjurave të saj, Michelle Obama është bërë për shumë njerëz një simbol bukurie dhe elegance. Sipas një sondazhi të Washington Post, zonja e parë ka ndihmuar në përmirësimin e imazhit të grave afroamerikane në Shtetet e Bashkuara.