Kapet dhe ndalohet i kërkuari nga policia për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve".

Në zbatim të planit të masava të hartuar nga Strukturat Vendore të Policisë Fier për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin:

D(S)(K). Y, 46 vjeç, banues në Fier (i dënuar më parë për "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën").

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 12.11.2018 ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.