Mbrëmjen e të dielës që lam pas një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në një banesë të pabanuar.

Mësohet se bëhet fjalë për banesën e shtetasit Arben Pllumi. Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar disa persona të dyshuar si autorë të ngjarjes për shkak të disa konflikteve të ndodhura më parë.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.