Policia e Tiranës njoftoi se ka zbardhur vrasjen e ish-policit Santiago Malko, më 27 gusht 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”.
Në përfundim të hetimeve, për atentatin ndaj 26-vjeçarit janë shpallur në kërkim 8 persona, Leonard Duka, Orion Loga, Dritan Agai, Erlis Duka, Ilir Selmani, A. M., Xh. N., (të shtatë banues në Tiranë) dhe Fatmir Hyseni, (banues në Vlorë).
Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tetë automjete, mes tyre dhe automjetet e përdorura nga autorët për të kryer krimin, si dhe sendet e gjetura në brendësi të tyre.
Po ashtu njoftohet se gjykata, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për t'i klasifikuar të dyshuarit në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal.