Kryebashkiakja Emiriana Sako dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Ani Dyrmishi, kanë dalë së bashku në terren dhe kanë inspektuar punimet për rikonstruksionin dhe përforcimin e shkollës së mesme të bashkuar “Jusuf Hoti” në njësinë administrative të Katundit të Ri.

Në të njejtën kohë, ata kanë parë ecurinë e punimeve për ndërtimin e godinës së re arsimore ku do të vendoset kopshti dhe shkolla fillore me të njëjtin emër, financuar nga buxheti i bashkisë së Durrësit.

Ndërsa ka ndarë videon në rrjetin social “Facebook”, Sako bën të ditur, se “shkolla do të ketë 10 klasa, 3 laboratorë, sallë multifunksionale, bibliotekë, dhomë infermieri e psikologu, dërsa godina e re arsimore do të ketë 7 klasa, dy për kopshtin dhe 5 për shkollën fillore, dhomë infermierie e ambiente të tjera.

Postimi i plotë:

Me kryetarin e këshillit bashkiak Ani Dyrmishi duke inspektuar punimet për rikonstruksionin dhe përforcimin e 🏫 shkollës së mesme të bashkuar “Jusuf Hoti” në njësinë administrative të Katundit të Ri, që financohet nga Qeveria e Danimarkës dhe Qeveria e Mbreterisë së Bashkuar nëpërmjet programit CIS zbatuar nga UNDP.

Po kështu inspektuam edhe ndërtimin e godinës së re arsimore ku do të vendoset kopshti dhe shkolla fillore me të njëjtin emër, financuar nga buxheti i bashkisë së Durrësit.

📌 Shkolla do të ketë 10 klasa, 3 laboratorë, sallë multifunksionale, bibliotekë, dhomë infermieri e psikologu.

Ndërsa godina e re arsimore do të ketë 7 klasa, dy për kopshtin dhe 5 për shkollën fillore, dhomë infermierie e ambiente të tjera.

Në përfundim të punimeve 3️⃣3️⃣0️⃣ nxënës dhe 40 fëmijë 👧🏼🧒🏻 do të zhvillojnë procesin mësimor në ambiente me standarte bashkëkohore.