Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka zhvilluar takime me banorë të lagjes nr.7 dhe nr.10.

Një nga rrugët e kësaj lagjeje, më saktësisht “Murat Sefa” është asfaltuar së fundmi. Kjo ka qenë një kërkesë primare e këtyre banorëve.

“Vijon puna për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore në të gjithë Bashkinë e Durrësit. Sapo ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Murat Sefa” e cila lidh lagjen 7 me lagjen 10. Bashkëbisedova me banorët e zonës të cilët e kishin kërkesë kryesore shtrimin e kësaj rruge. Rehabilitimi i kësaj rruge lehtëson qarkullon dhe i shërben banorëve të kësaj zone”,- shkruan kryebashkiakja në rrjete sociale.