Në një postim në rrjetet sociale Elton Arbana, kryetari i bashkisë së Shijakut ka paraqitur një përmbledhje të shkollave dhe kopshteve që janë ndërtuar nga e para pas tërmetit.

Ai jep numrin e nxënësve që frekuentojnë këto institucione arsimore me kushtet moderne.

Kryebashkiaku Arbana thekson mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe Qeverisë shqiptare në procesin e rindërtimit të Shijakut.

Postimi i plotë:

Me mbështetjen e Kryeministrit dhe Qeverisë shqiptare infrastuktura arsimore në Shijak është ndërtuar nga e para pas tërmetit.

Po studiojnë në godina të reja arsimore, më të mëdha, më të forta, më të bukura:

🔸️ Rreth 110 fëmijë të Kopshtit Nr.1 Shijak.
🔸️ Mbi 420 nxënës të shkollave 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” dhe “Petrit Llaftiu”.
🔸️ Mbi 450 gjimnazistë të “16 Shtatorit” Shijak dhe “Kajo Karafili” Maminas.
🔸️ Në përfundim janë punimet për ndërtimin e Kopshtit Nr.2  (investim nga UNDP)

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!