Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako dhe nga ambasadori i BE-së Silvio Gonzato e ambasadorja Francez Elisabeth Barsacq vizituan anijen Art Explora Festival, e cila ka mbërritur ditën e sotme në portin më të madh në vend.
Autoritetet më të larta vendore dhe qendrore zhvilluan një vizitë në bordin e kësaj anijeje e cila do të qendrojë në Durrës deri më datë 21 prill dhe përgjatë 12 ditëve do të ofrojë për publikun e gjerë një sërë aktivitetesh artistiko-kulturore.
Krahas vizitës në bordin e anijes fanceze, kryeministri Rama vizitoi nga afër edhe ekspozitat “Nën Kaltërsi” dhe ekspozitën e “E Tashmja”.
Anija muze Art Explora është pjesë e një turi mesdhetar që përfshin ndalesa në disa prej qyteteve më të rëndësishme përgjatë brigjeve të Mesdheut. Ky tur sjell ekspozita lëvizëse, performanca artistike, aktivitete edukative dhe eksperienca imersive për publikun e gjerë, me hyrje falas.
📍 Ndalesat e konfirmuara të anijes muze janë:
Marsejë, Francë
Valencia, Spanjë
Napoli, Itali
Durrës, Shqipëri
Selanik, Greqi
Stamboll, Turqi
Beirut, Liban
Aleksandri, Egjipt
Tuniz, Tunizi