Kryetarja e bashkisë Durrës ka parë nga afër gjendjen e zonave të përmbytura në zonën e ish-Kënetës. Sako thotë se rruga “Bisht Kamza” është në situatën më të vështirë dhe reshjet kanë përmbytur një numër të madh banesash.
Sako shton se grupet e verifikimit të dëmeve do të nisin punën në terren që ditën e nesërme.
Emiriana Sako:
Në rrugën “Bisht Kamza” në zonën e Durrësit të Ri situata paraqitet e vështirë dhe reshjet kanë përmbytur një numër të konsiderueshëm banesash.
Së bashku me ekipin e emergjencave civile në çdo rrugë e shtëpi për të parë nga afër situatën. Të gjitha ekipet së bashku AKMC po punojnë për largimin e ujit nga banesat.
Që ditën e nesërme grupet e verifikimit të dëmeve do fillojnë punën në terren.
Dua të garantoj qytetarët e dëmtuar që do të bëjmë maksimumin për të bërë sa më shpejt vlerësimin e dëmeve në banesa dhe rimbursimin e tyre prej buxhetit të bashkisë.