Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ka uruar gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit. Me anë të një kolazhi fotosh ku shfaqen vetëm gra dhe vajza që ushtrojnë profesionin e tyre në sektorë të ndryshëm në shërbim të qytetarëve, Sako ka vlerësuar kontributin e tyre në shërbim të komunitetit.
Emiriana Sako:
Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas!
Mirënjohje ndaj të gjitha nënave, grave, vajzave, që me sakrificat, përkushtimin, aftësitë dhe dashurinë e tyre janë themel i suksesit të individit, familjes dhe shoqërisë. Dua tju garantoj që institucioni që përfaqësoj punon me prioritet për mbrojtjen e figurës së gruas e për barazi gjinore në çdo sektor.
Një falenderim i veçantë për të gjitha gratë e vajzat që janë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve çdo ditë. Mirënjohje për mjeket, infermieret, punonjëset e institucioneve të shëndetësisë, mësueset, punonjëset e pastrimit dhe gjelbërimit të qytetit, të ndërmarrjes Rruga, APU, punonjëset e policisë së shtetit, edukatoret dhe sanitaret, kuzhinieret, punonjëset e shërbimit social, punonjëset e policisë bashkiake, të gjitha këto gra e vajza që me përkushtim, profesionalizëm e pasion punojnë në shërbim të komunitetit.