15 prill 2014 – Policia aeroportuale e Malpensas ( Milano) ka kthyer mbrapsh 17 të huaj nga të cilët 12 ishin qytetarë shqiptarë të pajisur me pasaporta të rregullta biometrike. Nga 12 shqiptarët 3 ishin femra. Ata nuk janë lejuar të hynë në territorin italian, sepse nuk kishin me vete dokumenta, që të provonin motivin dhe qëllimin e udhëtimit në Itali. Disa prej tyre nuk dispononin mjetet e nevojshme financiare për të mbajtur veten gjatë kohës së qëndrimit në Itali. 12 shqiptarët u kthyen mbrapsht vetëm gjatë fund javës ( të shtunën dhe të dielën). Gjatë tre muajve të vitit 2014 mbi 800 shqiptarë janë kthyer mbrapsht në Aeroportin e Malpensas me motivacione të ndryshme.
Kthehen mbrapsht 12 shqiptarë në aeroportin italian të Malpensas
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Protestat në Poliçan/ Dorëhiqet në bllok Këshilli Bashkiak, thirrje 15 bashkive për protestë para Parlamentit: Mos na shkrini
Situata alarmante në Himarë, digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera
Tentoi të arratisej me biçikletë dhe sulmoi policët, arrestohet shqiptari me 34 doza kokainë në Napoli
Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin masiv në bulevard





