Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako njofton se ka filluar puna për ndriçimin e Kullës Veneciane në qytetin bregdetar.

Në posimin e saj në “Facebook”, Sako shkruan se “Ndriçimi i ri do të nxjerrë në pah madhështinë e këtij monumenti dhe do ta bëjë atë të vizitueshëm edhe në orët e mbrëmjes. Pamjen e tyre më madhështore, muret rrethuese të Durrësit e morën gjatë antikitetit të vonë, në periudhën e Perandorit të Bizantit, Anastas (491 -518), i cili ishte me origjinë nga Durrësi.”

Sakaq, në postimin pasardhës kryebashkiakja shkruan: Kulla Veneciane në Durrës e rilindur pas tërmetit, tani përmes teknologjisë po shndërrohet në një qendër fantastike informacioni për qytetin antik.

Postimi i plotë:

Ka filluar puna për ndriçimin e njërit prej monumenteve të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore, muret rrethuese të kalasë.”

Ndriçimi i ri 💡 do të nxjerrë në pah madhështinë e këtij monumenti dhe do ta bëjë atë të vizitueshëm edhe në orët e mbrëmjes. Pamjen e tyre më madhështore, muret rrethuese të Durrësit e morën gjatë antikitetit të vonë, në periudhën e Perandorit të Bizantit, Anastas (491 -518), i cili ishte me origjinë nga Durrësi.

Muret janë të rrethuara me kulla të rrumbullakta, katërkëndëshe dhe tetëkëndëshe dhe në mes të mureve janë portat hyrëse të qytetit.