Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot padinë e Partisë Demokratike për Portin Turistik të Durrësit. 37 deputetë kërkonin shfuqizimin e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe, që do të investojnë projektin e “Marinës Turistike”.

Sipas opozitës ky është një investim korruptiv me anë të cilit do të grabitet pasuria publike për interesa private. Për ndërtimin e këtij projekti gjigant janë parashikuar të investohen 2 mld dollarë.

Më herët qeveria ka deklaruar se  projekti “Durrës Yacht & Marina” do të sjellë ndikime të rëndësishme në ekonomi dhe turizëm.

investitori, Muhamet Alabar  ka thënë se me këtë investim do të hapen rreth 50 mijë vende pune, si dhe do të ndërtohen 280 vende ankorimi për jahtet.