Ky është 20-vjeçari nga fshatin Margegaj i Tropojës që humbi jetën në një aksident automobilistik në rrugë.

Erimsjan Gjocaj ndodhej si pasagjer në automjetin tip “Volkswagen”, drejtuar nga një shok i tij, i cili u përplas me bordurën anësore të rrugës në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, dyshohet si pasojë e shpejtësisë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Makina drejtohej nga bashkëmoshatari i viktimës, shtetasi A. S., 20 vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.