Personi që shihni në foton e mëposhtme është 35-vjeçari, Andi Lala, i cili humbi jetën këtë të premte në Durrës.
![](https://albeu.com/wp-content/uploads/2023/10/aa-70.jpg)
Mësohet se Lala ishte punonjës në një kompani private dhe ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga vinçi, teksa ishte duke prerë pemët në qytetin e Durrësit.
“Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”,- njoftoi më herët policia.