La punën si kryekuzhiniere për t’u fokusuar në sportin special të quajtur “BMX freestyle”, britanikja, Sharlot Uothingon, ka arritur të fitojë medaljen e artë në “Tokyo 2020”.Sportisja arriti të rikthehej pas një rrëzimi në tentimin e pare në stiln e lirë me BMX për te fituar më pas medaljen e artë.

25-vjeçarja, hoqi dorë nga puna e saj si kryekuzhiniere pranë Mançesterit, teksa gatuante byrekë dhe ushqim meksikan, për t’u fokusuar në sport në vitin 2017, teksa ditën e sotme arriti 97.50 pikë në tentimin e dytë duke u shpallur shpallur kampione olimpike.