Talenti i Teutës, Ergis Arifi, kërkon të blihet nga klubi i Serisë A, Lacio. Lacio fillimisht e do mesfushorin në formë huazimi që në janar. Më pas Lacio projekton të blejë kartonin e Arifit në fundin e sezonit. Kujtojmë se 18-vjeçari është produkt i Akademisë së Teutës, ndërsa firmosi me ekipin e parë në verën e vitit 2023. Në thuajse dy vite, mesfushori me tipare sulmuese ka fituar vëmendjen për aftësitë e tij. Në të njëjtën kohë Arifi është dhe pjesë e përfaqësueses U-19.

Dokumenti zyrtar: “Të nderuar zotërinj. Ju informojmë për interesin tonë në lojtarin Ergis Arifi, i lindur më 11 janar 2007 dhe dhe disponueshmërinë tonë për të negociuar transferimin e tij më janar të vitit 2025, në huazim deri në qershor dhe me opsionin për një transferim të përhershëm.Me mirësjellje kërkojmë konfirmimin tuaj për të vazhduar me negociatat dhe në rast se do të ketë përgjigje pozitive, një avokat i besuar nga ne do t’ju kontaktojë për anën ligjore. Duke shpresuar për një bashkëpunim pozitiv me klubin tuaj, iu dërgoj përshëndetjet më të mira”, shkruhet në letrën e dërguar nga koordinatori i Akademisë te Lacio.