Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal, ku të paktën 14 persona dyshohen të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale si vrasje, dhe shitblerje armësh.

Paraprakisht dyshohet se grupi u godit pas marrjes peng të dy vëllezërve Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë.

Grupi kriminal dyshohet edhe për një ngjarje të ndodhur në Don Bosko me katër të vrarë dhe një të plagosur.

Ndërkohë, policia e Durrësit ka njoftuar për një konferencë për median në orën 13:00.