Largohen pa gjurmë nga hoteli në Durrës dy vajzat nga Nepali, administratori i hotelit ku ishin akomoduar dhe gjithashtu ishin punësuar, ka bërë kallëzimin në polici.

Vajzat janë të moshës 23 dhe 35 vjeçe, ndërsa policia njofton se po punon për gjetjen e tyre, pasi janë larguar në drejtim të paditur.

NJOFTIMI I POLICISË

Në Stacionin e Policisë Plazh ka kallëzuar shtetasi I. K., 68 vjeç, administrator i një biznesi (hotel dhe restorant në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës), se janë larguar nga ambientet e këtij biznesi, 2 shtetaset nga Nepali, P. Sh., 35 vjeçe dhe E. D., 23 vjeçe, të cilat ishin të akomoduara aty dhe gjithashtu punonin në po këtë biznes, si punonjëse të higjienës.

Shërbimet e Policisë vijon punën për gjetjen e tyre, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme për këtë rast.