ITALI – Laura Pausini është bërë nënë për herë të parë sot. Vajza e këngëtares romanjole quhet Paola. Në njoftimin e dhënë në Facebook lidhur me ardhjen në jetë të vajzës së parë të çiftit Laura Pausini-Paolo Carta, dy partnerët kanë zbuluar edhe arsyen se pse e kanë quajtur vogëlushen e tyre kështu.

“Emri është krijuar nga bashkimi i emrave tanë dhe është simbol i dashurisë sonë”,- shkruhet në faqen e Facebook-ut ku krahas datës së lindjes 8 shkurt 2013, vihet re edhe një foto e Laurës, kur ishte shtatzënë.

Fansat menjëherë kanë uruar këngëtaren e njohur për lajmin e gëzueshëm, madje kanë qenë aq të shumtë në numër, saqë në disa momente faqja e këngëtares karikohej me mjaft vështirësi