8 qershor 2015 – Forcat e policisë “Shqiponja” kanë arrestuar paraditen e sotme një 41-vjecar, i cili shëtiste me armë në qendër të Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi A.K., dyshohet se është vrasës me pagesë dhe po planifikonte të kryente një vrasje.

Arrestimi i 41-vjeçarit, i cili ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për vrasje dhe grabitje, u bë në bulevardin "Gjergj Fishta" pranë ish-ekspozitës.    

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/