LOS ANGELES – Lindsay Lohan nuk i frikësohet përballjes me ligjet, por me sa duket ajo ka frikë nga goja e Charlie Sheen. Aktorja 26-vjeçare ka refuzuar të puthte aktorin 47-vjeçar në filmim "Scary Movie 5".
Arsye për këtë, sipas portalit “TMZ”, është e kaluara e tij e egër. Në fakt, një burim anonim tha se Lohan duhet të puthte aktorin problematik tre herë gjatë skenës në dhomën e gjumit, por ajo refuzoi ta bëjë këtë për shkak të argëtimeve të tij të tepruara.
Nuk dihet arsyeja pse Lindsay ishte aq e kujdesshme, por i paralajmëroi producentët se ekziston një problem me faktin që duhet ta puthte Charlien. Pas këtij paralajmërimi të aktores, skenari ka pësuar ndryshime para se të fillojnë xhirimet e filmit, ndërsa Charlie nuk dukej aspak i shqetësuar nga kërkesat e aktores shumë të përfolur kohët e fundit.
Në fakt, të dy aktorët kanë lidhur një miqësi të madhe, sa që Sheen, së fundi i dha Lohanit 100 mijë dollarë në formë ndihme në mënyrë që ajo të paguante borxhin tatimor prej rreth 234 mijë dollarë.