Policia Bashkiake e Durrësit, së bashku me Ndërmarrjen Rruga kanë ndërhyrë për lirimin e hapësirave publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Kanë qenë sinjalizimet e qytetarëve dhe kontrollet e territorit nga ana e efektivëve të policisë që kanë zbuluar rastet abuzive të zënies së hapësirave publike me mjete rrethanore si kupola betoni, struktura metalike,konikë etj).

Pas lirimit të hapësirave, Policia Bashkiake njofton se në rastet kur do të konstatohen rivendosje të strukturave metalike në kundërshtim me ligjin personat përgjegjës do të ndëshkohen me gjoba dhe ndjekje penale.

Njoftimi i Policisë Bashkiake:

Duke ju përgjigjur në kohë ankesave të qytetarëve ,si dhe konstatimeve të bëra gjatë kontollit të territorit për lirimin e hapësirave publike dhe vendparkimeve të zaptuara, shërbimet e Policisë Bashkiake në bashkëpunim me Ndërmarrjen Rruga bënë të mundur lirimin e hapësirave publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës, të cilat ishin zënë në kundërshtim me ligjin me mjete rrethanore si: (kupola betoni, struktura metalike,konikë etj).

Njoftojmë se ndaj qytetarëve të cilët rivendosin këto struktura metalike do të meren masa administrative me gjobë deri në ndjekje penale.

Falenderojmë qytetarët të cilët denoncojnë dhe informojnë veprimet e kundërligjshme të disa qytetarëve të papërgjegjshëm të cilët abuzojnë, cënojnë sigurinë në komunitet.

Ftojmë qytetarët të njoftojnë Policinë Bashkiake për këto raste abuzive në sallën operative në nr e tel +052232250