Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar mbi aksidentin që ndodhi pasditen e sotme në zonën e ish-Kënetës, ku nga përplasja e dy makinave, njëra prej tyre përfundoi në kanal.

Policia thotë janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën tre shtetas, pasagjerë në këto mjete të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Dy drejtuesit që u përfshinë në aksident janë shtetasit me iniciale A.K. dhe A.Z.

Informacion paraprak:

Rreth orës 17:40, në lagjen nr. 17/1 Durrës, automjeti me drejtues A. K, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Z, ku si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin A. Z, ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën tre shtetas, pasagjerë në këto mjete të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

LEXONI EDHE: