Shkrimtarja Moza Ahmeti ka marrë një surprizë mjaft emocionuese në “Ferma VIP”.
Vajzat e saj, Luka dhe Eir, i kanë dërguar një mesazh përmes një droni, duke i shprehur dashurinë dhe mbështetjen nga jashtë.
“Mami të duam çmendurisht”, shkruhej në dedikimin e tyre, një moment që ka prekur thellë shkrimtaren e që nuk i ka mbajtur dot lotët.
Teksa ka ndarë këto momente me përqafime me disa nga fermerët, Moza u është drejtuar vajzave të saj me fjalë prekëse: “Pranoni çmendurinë time. O yjet e mia. Zoti ju ruajt. Ruaj o Zot se unë nuk i ruaj dot”.





