Pas nënshkrimit të marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”, investitori Mohammed Alabbar mbajti një fjalim në ceremoninë e zhvilluar në kryeministri.

Në fjalën e tij Alabbar tha se ky projekt është një nga më të përparuarit në botë.

“Më besoni se disa nga gjërat që po bëjmë këtu janë më të përparuara dhe se në Dubai dhe është e jashtëzakonshme ta shohësh.

Ideja e hapjes së vendeve të reja të punës, do të ketë më shumë njerëz dhe konsulentë që punojnë, më shumë punësim, por është cilësia e mendjes që duam të investojmë. Një nga këto çështje është që njërëzit flasin për qytete inteligjente, por askush nuk e ka bërë. Janë bërë shumë projekte janë provuar shumë gjëra por asnjë teknologji kaq e përmisuar nuk është vënë në zbatim.

Në Durrës në Shqipëri do të jetë nga më të përparuarat. Kemi punuar 1 vit me ekipin tonë dhe kemi hartuar një listë të zgjidhjeve inteligjente të qyteteve në botë dhe do ta ndajmë këtë gjë.

Por kjo do të mbulojë kursimin e energjisë, materialet ndërtimore, do të flasim për energji diellore, e gjitha është pjesë e një zgjidhjeje të qëndrueshme”, tha Alabbar.