Rreth 100 ultras kanë mbërritur ditën e sotme në Portin e Durrësit nga Italia për finalen e 25 majit në Tiranë.

Ata janë pjesë e 527 pasagjerëve që erdhën sot nga porti i Barit me 2 tragete.

Ata janë pritur të organizuar dhe të shoqëruar me autobusët e porositur nga agjencitë e udhëtimeve përkatëse.

Në port ndodhen dhe përfaqësues të policive italiane dhe holandeze.