Situata me mbeturinat urbane në Durrës duket se nuk ka gjetur zgjidhje ende pasi shumica e koshave të plehrave nëpër lagjet e qytetit janë të tejmbushur.

Një qytetar ka dërguar ditën e sotme në redaksinë e “DurrësLajm” një foto të koshave në lagjen nr.16 të qytetin të Durrësit.

Banorët e zonës ankohen se mbeturinat nuk tërhiqen çdo ditë por një herë në 3-4 ditë, duke rrezikuar kthimin e mbetjeve në vatra infeksioni.

Kujtojmë se qeveria në mbledhjen e fundit të saj miratoi një vendim ku pranon se do të mbështesë financiarisht bashkitë pjesë e qarkut Durrës për menaxhimin e mbeturinave urbane, por më parë duhet të dërgohet kërkesa nga bashkitë përkatëse.