Ditën e sotme, pemë të reja dekorative, të llojit aleoandra janë mbjellë përgjatë rrugës “Pavarësia”, në zonën e plazhit.

Bashkia e Durrësit përmes një njoftimi në rrjete sociale thekson se “përparësia jonë është të ruajmë mjedisin sepse kjo i shërben qytetit dhe qytetarëve tanë”.

Postimi i plotë:

Vijojmë punën e përditshme për mirëmbajtjen e infrastrukturës por edhe kujdesin ndaj hapësirave të gjelbëra në qytet.

Duke mbjellur pemë të llojit oleandra përgjatë rrugës “Pavarësia” në zonën e plazhit.

Përparësia jonë është të ruajmë mjedisin sepse kjo i shërben qytetit dhe qytetarëve tanë