Errësirë kudo dhe ndonjë dritë tek-tuk e ndezur.

Kur kalon ndonjë automjet, rruga ndriçohet disi më shumë.

Po të fikeshin dhe dritat e bizneseve dhe banesave, errësira do pllakoste ngado.

Ora shënon rreth 22.00 dhe ndodhemi në rrugën dytësore të Epikadeve, që lidh akset “Anastas Durrsaku” dhe “Taulantia”.

Praktikisht në qendër të Durrësit dhe në zemër të zonës ku shumë pranë ndodhen disa nga sitet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Shtyllat e ndriçimit janë vetëm në njërën anë të rrugës dhe disa prej tyre janë jashtë funksionit.

Të tjerat ndodhen mes degëve të pemëve duke mos lejuar shpërndarjen e dritës.

Sa kontraston kjo errësirë në qendër të qytetit me projektet me shumë zero nga pas që po vërshojnë në Durrës.

Mrekullitë në 3D nuk kanë sy t’i shohin vetëm banorët e qytetit bregdetar.

Ndërkohë, bashkia do t’i paguajë OSHEE-së, 81 milionë lekë borxhe për ndriçimin e rrugëve.

Paguhet nga taksat tona një shërbim që nuk e marrim mbrapsht..

M.B.