Përfaqësues të banorëve nga disa lagjeve në zonën e ish-Kënetës në Durrës, janë bërë bashkë në takimin përmbyllës të projektit “Ndriçim për ish-Kënetën, një lëvizje qytetare që synon zgjidhjen e problemit të mungesës së ndriçimit publik. Banorë dhe grupi i punës në këtë projekt, ndan moment nga rrugëtimin i tyre gjashtë mujor, për kërkimin e një të drejte që lidhet me sigurinë dhe jetesën e tyre. Për herë të parë banorët e kësaj zone, u ndihen të përfaqësuar dhe arritën që të ngrejnë kauzën dhe të kërkojnë zgjidhje.

Falë këtij projekti banorët e zonës, ngritën zërin e tyre në institucionin e qeverisjes vendore, duke mësuar për të drejtën e informimit, dërguan një peticion me më shumë se 100 firma, organizuan një takim me përfaqësues të institucionit të Bashkisë. Të gjitha këto arritje ata i ndan me njëri-tjetrin dhe për herë të parë ndihen më të sigurtë se kurrë për të kërkuar me mjete demokratike të drejtat e tyre.

Shqiponja Gjini, banore e zonës së ish-Kënetës dhe anëtare e grupit të punës në këtë projekt, u shpreh se ndonëse në fillim banorët ishin skeptik, nëpërmjet këtij projekti arritën që të mposhtin mosbesimin, të mësonin më shumë se si të kërkojnë të drejtat e tyre.

Në takimin e fundit të nismës qytetare u bashkuan dhe fëmijët e zonës, të cilët shprehën me anë të viziatimeve dëshirat e tyre, se si e duam lagjen, rrugën, zonën ku jetojnë.

Dhe ndërsa shumë banorë të zonës, i dhanë jetë këtij projekti duke u përfshirë në zbatimin e tij, Bashkia e Durrësit dërgon një njoftim zyrtar, duke bërë me dije se rruga “Ohri” në këtë zonë shumë shpejt do të jetë e ndriçuar. Punimet që ka nisur bashkia prej disa muajësh në këto zonë, do të përfshijnë dhe ndriçimin e kësaj rruge. Ky lajm i mirë ka mbushur me shpesë banorët, të cilët sot falë këtij projekti janë më të bashkuar dhe kanë një shembull të mirë se si zgjidhet një problem duke kërkuar të drejtën atje ku duhet dhe me mjetet e duhura.
Ky aktivitet ishte pjesë e projektit “Ndriçim për ish-Kënetën”, një projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), mbështetur nga Lëviz Albania.