Aldi Mustafa, një person me precedent të mëparshëm penal është arrestuar pasditen e sotme nga policia e Durrësit.

Ai u vu në pranga në zonën e ish-Kënetës, bashkë me disa persona të tjerë.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti një armë zjarri, të cilën e mbante pa leje.

Kujtojmë se, pak muaj më parë, Mustafës iu bë atentat me lëndë plasëse në makinë në zonën e Shkozetit, ku shpëtoi pa lëndime.