Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me shpërthimin me eksploziv në Shkozet pak çaste më parë.
Blutë bëjnë me dije se “Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive.”
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i plotë:
Shkozet, Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive.
Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Lexo edhe: