Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Durrës ka reaguar mbi situatën e fundit për meningitin, ku në Durrës është diagnostikuar një 14-vjeçar dhe si pasojë pas rastit prindërit janë alarmuar mbi sëmundjen e rëndë.

NJVKSH sqaron se nuk ka asnjë rast tjetër me meningit qoftë nga fëmijët, qoftë nga të rriturit.

“Vazhdon komunkimi dhe monitorimi nga ana e Sherbimit Epidemiologjik me shkollen me strukturat e Spitalit nese kemi raste te dyshuara , me QSH per te qene ne Alert , gjithashtu dhe komunikim sistematik me rekomandimet e ISHP. Saktesisht sot date 14.02.2025 nga info e marr nga Urgjenca pediatrike dhe Urgjenca e te rriturve ne SRD kemi keto te dhena:

*Urgjenca Pediatrike 128 vizita dhe ASNJE rast meningit,
*Urgjenca e te rriturve 228 vizita nga kto 66 status febril dhe ASNJE rast meningit.
“, thuhet në sqarim.

REAGIMI I PLOTË:

Referuar situates se diteve te fundit, ju informojme se prej dates 09.02.2025 te informuar nga ana e strukturave te SRD, per rastin Suspect I derguar ne QSUT.

Rasti suspekt ishte nxenes i shkolle Kushtrimi i Lirise, menaxhuar ne kohe nga ana e SRD, dhe derguar po ne kohe ne QSUT, aktualisht nen mbikqyrjen e mjekeve. Pas konfiirmimit te rastit nga ana e QSUT, NJVKSh Durres filloj hetimin epidemiologjik, duke derguar ne SRD stafin per fillimin e hetimit, marrjen e kontakteve me familjaret dhe detajet e nevojshme si element te nevojshem per marrjen e masave. Ne menyre urgjente ju keshillua Profilaksia (nxenes, familjar, mesues, staf shendetesor). Gjithashtu stafi I Epidemiologjise eshte paraqitur ne ambientet e Shkolles, per vazhdimin e hetimit, komunnikim i vazhdueshem me strukturat e arsimore.

Ju infomojme se nga dita e pare ka patur zgjerim te ndjekjes se rrezes se personave te kontakteve te cilet kane marre profiilaksine e duhur.

Vazhdon komunkimi dhe monitorimi nga ana e Sherbimit Epidemiologjik me shkollen me strukturat e Spitalit nese kemi raste te dyshuara , me QSH per te qene ne Alert , gjithashtu dhe komunikim sistematik me rekomandimet e ISHP. Saktesisht sot date 14.02.2025 nga info e marr nga Urgjenca pediatrike dhe Urgjenca e te rriturve ne SRD kemi keto te dhena:

*Urgjenca Pediatrike 128 vizita dhe ASNJE rast meningit,
*Urgjenca e te rriturve 228 vizita nga kto 66 status febril dhe ASNJE rast meningit.

Ne shkolla te qytetit vazhdohet me takime informuese ne lidhje me informimin e stafeve, prinderve dhe nxeneseve ne lidhje me shenjat identifikuese, takime te cilat do te bejne dhe nje informim te drejte reth situates, si dhe dhenien e informacionit se nuk jemi ne kushtet per te patur nje situate paniku ne shkollat e qytetit te Durresit.

Riktheksoj faktin se flasim vetem per nje rast te konfirmuar, pavaresisht situates qe parashtrohet ne media. Nje rast i patur disa kohe me pare dhe ne kete situate aktuale eshte ndjekur me te njejtin menyre dhe hapat e investigimit dhe masat per mbrojtjen e shendetit te popullates, i dhe kemi komunikuar me mail zyrtar dhe me ZVA Durres qe jemi vetem ne keto kushte dhe nuk jemi ne sitauate tjeter per te shtuar asnje element paniku.