Një makinë ka marrë flakë aksidentalisht në fshatin Luz të Fushë Krujës, në momentin kur është përfshirë nga zjarri mjeti ka qenë i parkuar.

Si pasojë e flakëve është djegur dhe një mjet tjetër që ishte parkuar në afërsi të tij.

Policia njofton se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë/Informacion

Në fshatin Luz, Fushë Krujë, në afërsi të një pike karburanti dyshohet se ka marë flakë aksidentalisht një mjet tip “Ford”, që ishte i parkuar e si pasojë e flakëve ka mar flakë dhe një mjet tjetër tip “Volkswagen” i parkuar në afërsi të tij.Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.