Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Durrës, në rrugicën pranë Drejtorisë së Tatimeve.
Nga pamjet e siguruara nga DurrësLajm, shihen forcat zjarrfikëse që kanë vënë nën kontroll flakët.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, teksa drejtuesi i “Benz”-it ka arritur të dalë në kohë sapo ka konstatuar rënien e zjarrit.





