I pranishëm në “Fanatics Fest”, një festival që bashkoi yje nga të gjitha sportet, i organizuar në Nju Jork para finales së Kupës së Botës, Lionel Messi u pyet për fotografinë ikonike, ku i kishte bërë një banjë Lamine Yamal kur ky i fundit ishte vetëm disa muajsh.Numri dhjetë i Argjentinës u pyet nga ylli i NFL-së Tom Brady në lidhje me foton tashmë ikonike, të tij duke i bërë banjë Lamine Yamal-it disamuajsh për një fushatë të UNICEF-it.“Sinqerisht, kjo foto e ne të dyve është e pabesueshme. Bëra një foto me të kur ishte vetëm një foshnjë, dhe ja ku jemi sot, përballë njëri-tjetrit në Kupën e Botës”, tha Messi, vetëm disa orë para se të përballet me yllin e Spanjës.
Sigurisht, Messi dhe Yamal dinë gjithçka rreth fotos. Të premten, Messi foli pak më gjerësisht rreth “çmendurisë” së fotos dhe sa shumë e vlerëson Yamalin si lojtar, por dëshiron ta ndalë në finale.”Lamine është një lojtar i shkëlqyer që e ndjek shumë sepse luan në një klub që e dua dhe që gjithmonë i uroj dhe ia dua më të mirën. E vërteta është se ajo foto është çmenduri. Kjo është jeta. E bëra atë foto kur ai ishte foshnjë dhe sot të dy jemi përballë njëri-tjetrit në një Kupë Bote.Në moshën 19-vjeçare ai është tashmë një nga më të mirët në botë, ai ka të gjithë karrierën përpara dhe një mundësi të shkëlqyer për të arritur diçka historike. Megjithëse ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë këtë herë”, tha Messi.





