Ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me Partinë Socialiste, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama për të dhënë kontributin e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. 

“Nëse do të krijohej hapësirat e nevojshme për të dhënë kontributin do ta bëj”, – tha Braimllari. Pranon se deri tani nuk ka asnjë kontakt por se është i gatshëm të lërë pas 19 vite karrierë politike krah Ilir Metës ta nisi nga zeroja.

“Nuk kam kontaktet me PS. Po them dëshirën time. Unë jam i majtë angazhimi im patjetër do të jetë PS por nëse krijohen hapësirët. Nuk e kam problem ta nis nga fillimi. Nuk ka rëndësi ku është emri Endrit Brahimllarit për të dhënë kontributin tim. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të doja të jepja angazhimin tim në PS”, – tha ai.