Presidenti Ilir Meta ka uruar Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet, të cilat i konsideron të lira, demokratike dhe konkuruese.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta uron partitë shqiptare për përfaqësimin e lartë në parlamentin e ri.
“Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese! Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri. Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkruan kreu i shtetit.