Presidenti i PL, Ilir Meta u shpreh se Viktor Tusha është shembulli emblematik i deputetit që i duhet sot më shumë se kurrë Kuvendit të Shqipërisë.
Postimi:
Viktor Tusha, kandidati ynë i shkëlqyer në Qarkun e Lezhës, po jep shembullin e mrekullueshëm të një fushate qytetare dhe të një intensiteti të jashtëzakonshëm.
Komunikimi njerëzor, diskutimi konkret për dhjetra e dhjetra probleme, që shqetësojnë komunitetin dhe zgjidhjet plot vizion, e bëjnë Viktorin një përfaqësues të pazëvendësueshëm për komunitetin lezhjan.
Fisnik dhe shumë i aftë, organizator shumë i zoti dhe intelektual i formuar, Viktori është shembulli emblematik i deputetit që i duhet sot më shumë se kurrë Kuvendit të Shqipërisë.
Jam shumë i bindur se komuniteti i Qarkut të Lezhës do ta votojë masivisht atë, sepse ndryshimi i madh dhe Shqipëria Madhështore, në 11 Maj mund të bëhen vetëm me kandidatë si ai, me integritet dhe të lidhur ngushtë me qytetin dhe komunitetin ku jetojnë.
VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO VIKTOR TUSHA, deputet në Qarkun Lezhës