Mila Kunis ka lindur në Ukrainë, por familja e saj kishte ikur në SHBA kur ajo ishte vetëm 7-vjeçe.

Mila disa herë ka folur për atmosferën antisemite në vendlindjen e saj dhe ofendimet ndaj të cilave ka qenë e nënshtruar familja e saj. Dhe tani politikani Igor Mirosnicenko në profilin e tij në Facebook, ka shkruar një varg ofendimesh në adresë të aktores së bukur.

Mes tjerash, ai Mila-n e ka quajtur ‘çifute të ndyrë’, çka ka nxitur reagimin e ashpër të publikut. ‘Fjalë të tilla kanë përdorur nazistët dhe ndihmësit e tyre derisa i mbushnin llogoret me çifutë të cilët më pas i vrisnin’, thuhet në reagimin e shoqatës së çifutëve ‘Simon Vizental’.

Mila, e cila momentalisht gjendet në pushime me të dashurin e saj Ashton Kutcher, ende nuk është deklaruar një lidhje me këto ofendime.