Teuta ka zbritur në fushë ditën e sotme, teksa në anekset e stadiumit Niko Dovana të besuarit e trajnerit Edi Martini kanë zhvilluar një miqësore brenda familjes duke qenë se luanin ndaj ekipit U21.

Vëmendja e durrsakëve ishte te ana fizike, teksa ngarkesa fizike në këto ditë ku kampionati ka qenë i ndërprerë ka qenë i pakët.

Ndërkaq, Teuta në vijim do të vazhdojë të shtojë ritmin e seancave stërvitore për të arritur në formën e duhur për ndeshjen e radhës ndaj Kastriotit, më datë 16 janar.

Aktualisht, durrsakët renditen në vendin e gjashtë me 18 pikë, plot 15 pikë larg Tiranës kryesuese.