Miratohen të 3 pikat e rendit të ditës të mbledhjes së Këshillit Bashkiak Durrës.
Në mbledhje ishin të pranishëm 45 anëtarë, ndërkohë që u bë betimi i dy anëtarëve të rinj Alketa Ngjeci nga PS dhe, Sami Osmani nga PD.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak u ndërpre për pak minuta, pasi shkak ishte heqja e emrit të njërit prej anëtarëve të propozuar nga Partia e Lirisë për të qenë anëtar i Komisionit të Zhvillimit Urban dhe Punimit të Tokës.
Pas sqarimit të nevojshëm mbledhja vijoi normalisht dhe miratua në unanimitet edhe pika e tretë e rendit të ditës, që kishte të bënte me komisionin.
MBI DHËNIEN E MANDATIT TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT BASHKIAK ZJ.ALKETA NGJEÇI DHE Z. SAMI OSMANI
PËR MIRATIMIN E FAMILJEVE PËRFITUESE TË NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR BLLOK-NDIHMËN EKONOMIKE DERI 6 % DHE FONDI I TË ARDHURAVE TË BASHKISË DURRËS, PËR MUAJIN QERSHOR 2023
PËR MIRATIMIN E KOMISIONEVE TË PËRHERSHËM TË KËSHILLIT BASHKIAK DHE PËRBËRJEN E TYRE