KQZ ka miratuar fletën e votimit për votuesit e qarkut Durrës. Fleta e votimit përbëhet nga 11 koalicione, ku secili ka 5 emra në lisën e mbyllur dhe 14 në atë të hapur.

Fleta e votimit ka 154 emra që janë në total në listën e hapur të të gjithë koalicioneve, ndërkohë që po të shtohen edhe emrat e kandidatëve që janë në listën e mbyllur, flata ka 209 emra gjithsej.

Siç dihet qytetarët janë ftuar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit një nga koalicionet garues dhe një emër nga lista e hapur.