Këngëtari dhe artisti i njohur Luiz Ejlli ka vendosur që t’i bashkohet protestës së qytetarëve e cila shënon sot ditën e saj të 14-të.
Tashmë ka përfunduar dhe kënga e tij dedikuar dhe frymëzuar pikërisht nga rezistenca qytetare ndaj kokëfortësisë së qeverisë.
Video sapo është publikuar në YouTube, ndërsa më herët Luizi publikoi në rrjetet sociale një pjesë të saj dhe një mesazh për ata që e akuzuan për inderencë ndaj ngjarjes më të madhe në shënuar në këto vite.
“Secili proteston në mënyrën e vet, ju zgjodhët rrugën, unë zgjodha muzikën. Mendova se zëri im do të dëgjohej më mirë përmes një kënge sesa mes turmës.
Më duhej kohë që të krijoja tekstin, muzikën dhe klipin. Më vjen keq për ata që dyshuan dhe ma sollen kurrizin (nuk është hera e parë, jam mësuar).
Ndërsa ju që nuk hoqët dorë, jepini një 2000€ atyre”, shkruan Luiz Ejlli.





