Këngëtari Morrissey i ka dhënë merita kitaristit të fundit të David Bowiet, Mick Ronson për shpëtimin e karrierës së tij pas ndarjes së grupit “The Smiths”.

Këngëtari ishte në krye të toplistave me albumin e tij debutues “Viva Hate”, por albumi pasues “Kill Uncle” në vitin 1991, dështoi të ta përsërisë suksesin, duke rënë kështu edhe nga top dhjetëshja.

Me karrierën e tij të varur në fije peri, rokeri kontaktoi Ronson dhe kërkoi nga ai që t`ia krijojë albumin e tij të tretë “Your Arsenal” dhe puna e Ronson në albumin e rokerit ishte çmuar shumë nga kritikët pasi ai ndihmoi Morrisseyn që të fitojë çmimin Grammy në kategorinë për albumin me muzikë më e mirë alternative.

Tash Morrissey ka vendosur që t`i publikojë të gjitha kujtimet e Ronson, i cili vdiq nga kanceri në vitin 1993, pasi duke iu falënderuar atij karriera e Morrisey mori një shtytje shumë të madhe drejt suksesit.

“Kisha realizuar albumin ‘Kill Uncle’ dhe e dija se po të bëja edhe një gabim të ngjashëm, karriera ime do të përfundonte, Mick më shpëtoi. Ai më mori mua një natë dhe më tha ‘ a e kupton që bateristi yt nuk di të luajë?’ unë thash ‘ Po. Por kjo nuk është problem.’ Miku do ta përdorte këtë si armë për të më mposhtur mua, por qëllimi i tij i vetëm ishte që të na ruante neve dhe bateristin nga kafshimi i gjarprit. Nuk kishte një moment të vetëm që ai nuk ishte i durueshëm dhe i kuptueshëm me ne. Ne absolutisht e donim atë”, ka thënë ai.